Është Shpetim Axhami, kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit, që njofton në rrjetet sociale, se tashmë kjo parti do të ketë dy deputetë në parlament.
Gazeta neutrale.al e pyeti z.Axhami se kush deputet është tjetër në emër të PLL-së dhe përgjigja e tij si më poshtë:
“Përshendetje i nderuar.
Andia Ulliri është nën siglën e PLL në zonë të sigurt ( me dakortësi)
dhe Petrit DODA PLL
JO zonë e sigurt, por
Petriti faktikisht ka qenë direkt propozim me këmbëngulje i joni pranë Koalicionit pasi dinim se ishte potencial
i mundshëm në thyerje hersi
Është i nënti për nr votash në Tiranë
Faleminderit !
Ky është sqarimi i z. Shpetim Axhami.
Gjithashtu, më poshtë po përcjellim edhe deklaratën e tij në lidhje me Petrit Dodën që merr mandatin.
“PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT NĒ PRAG TË MANDATIT TË DYTË TË DEPUTETIT.
Sipas dokumentacionit tonē marrë nga KQZ, pas dorëheqjes sipas mediave të z.Alfred Rushaj
nga mandati i deputetit, mandati i deputetit i kalon z.Petrit DODA kandidat i PARTISE LËVIZJA E LEGALITETIT.
“ATDHEU MBI TË GJITHA”🇦🇱”

