Territori shqiptar gjatë ditës së sotme do të ketë një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë gjatë paradites në zonën e ulët dhe bregdetare.
Pritet që vranësirat të theksohen në orët vijuese, ku në zonat malore do të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke gjeneruar edhe reshje të pakta.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 22°C.
Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior-Veriperënimor duke krijuar në det dallgëzime 2 deri 3 ballë.

