NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
    1 day ago
    Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
    1 day ago
    Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
    2 days ago
    Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Opozita e fragmentuar/ Alibeaj e bën fakt, organizim strukturash dhe kandidatë për zgjedhjet vendore
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Këshilli i Ministrave miraton 300 kredi për shtëpi për administratën me interes 0%
Ekonomia Kryesore
Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
Kryesore Politikë
Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
Kryesore Politikë
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.
Aktualitet
Irena Beqiraj/ Albanian Files ” Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Opozita e fragmentuar/ Alibeaj e bën fakt, organizim strukturash dhe kandidatë për zgjedhjet vendore

Neutrale
Last updated: 2022/11/07 at 8:17 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi mbasi nuk u arrit një mirëkuptim me pjesën tjetër të partisë, kanë firmosur sot udhëzimin, që zyrtarizon ndarjen e Partisë Demokratike.
Në udhëzim kërkohet nga mbështetësit e linjës me logon zyrtare riorganizimi i strukturave dhe nxjerrjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Njoftimi:

Nisjen e procesit të ristrukturimit të organeve drejtuese në nivel lokal në të gjitha Degët e Partisë, duke përmbyllur procesin e plotësimit të vakancave në nivel seksioni, grupseksioni dhe/ose kryesi dege brenda datës 15 Dhjetor 2022, sipas këtij kalendari:

Nënkryetar dhe Sekretariati – brenda datës 20 Nëntor 2022;

Kryetar dhe sekretar Grupseksioni – brenda datës 1 Dhjetor 2022;

Koordinator për organizimin e FRPD – brenda datës 1 Dhjetor 2022;

Koordinator për organizimin e LDG – brenda datës 1 Dhjetor 2022;

Kryetar dhe sekretar Seksioni – brenda datës 15 Dhjetor 2022.

Dega e Partisë do të kryejë organizimin territorial të strukturave në nivel Seksioni, Grupseksioni dhe Dege, pas vlerësimit të situatës, performancës dhe vakancave të krijuara, sipas rregullave të përcaktuara në këtë udhëzim. Dega e Partisë merr masa që procesi i ristrukturimit të jetë gjithëpërfshirës.

Dega e Partisë për çdo qendër votimi (QV) mëmë duhet të ketë minimalisht një seksion, ku plotësohet secila me kryetarin dhe sekretarin përgjegjës për QV. Në territorin përkatës të një QV mëmë mund të ketë sipas rastit, më shumë se një seksion i cili mbulon një territor gjeografik të mirëpërcaktuar dhe/ose një komunitet, sipas ndarjes në QV e zgjedhjeve të fundit.

Dega e Partisë përcakton ndarjen dhe numrin e nevojshëm të grupseksioneve, ku plotësohet secila me kryetarin dhe sekretarin përgjegjës për Grupseksion. Një Grupseksion mbulon si rregull një territor që nuk ka më shumë se 10 QV mëmë dhe jo më shumë se 5000 votues faktik sipas pjesëmarrjes në zgjedhjet e fundit. Ky numër mund të jetë i ndryshëm në rastet kur respektohet ndarja sipas njësive administrative, traditës, kulturës, homogjenitetit të territorit, si dhe shtrirjes gjeografike. Territori i Grupseksionit duhet të jetë gjeografikisht i pandërprerë dhe të bëjë pjesë në vetëm 1 ZAZ. Si rregull, ndarja e territorit në Grupseksione në zonat urbane, për aq sa është e mundur, duhet të përkojë me konceptin e “ish lagjeve”, ndërkohë në zonat rurale, për aq sa është e mundur, duhet të përkojë me konceptin e “njësisë administrative”.

Koordinator për organizimin e FRPD apo Koordinatore për organizimin e LDG, mund të jetë sipas rastit Kryetari në detyrë i FRPD apo Kryetarja e LDG, ose një person tjetër i caktuar nga Dega e Partisë.

Në çdo Qark ngrihet Këshilli Koordinues i Qarkut që është përgjegjës për ndjekjen e procesit të ristrukturimit. Këshilli Koordinues i Qarkut ka në përbërje: deputetë, drejtues të strukturave lokale të partisë, Anëtarët e Kryesisë qëndrore dhe të Këshillit Kombëtar, si dhe individë me reputacion dhe kontribut në degët përkatëse.

Këshilli Koordinues i Qarkut mblidhet menjëherë dhe koordinon krijimin e Grupeve të Punës në çdo degë. Gjatë procesit të organizimit, Grupi i Punës në secilën Degë merr masa organizative dhe fton të bëhen pjesë e këtij procesi duke marrë përsipër përgjegjësi, potencialet më të mira dhe më të afta njerëzore të PD-së në territorin përkatës.

Dega e Partisë në mbledhjen e parë merr këto masa për organizimin e procesit:

a) Merr vendim për territorin që do të mbulojë çdo Seksion/Grupseksion sipas kritereve të përcaktuara në këtë udhëzim, duke respektuar përfshirje sa më të madhe të burimeve njerëzore në procesin e organizimit si dhe shmangien e konfliktit të interesit. Në çdo rast, vendimi për territorin që do të mbulojë çdo Seksion/Grupseksion bazohet tek parimi i kontrollit sa më efikas të territorit dhe të efiçencës së punës.

b) Përcakton kalendarin e proceseve në nivel Seksioni, Grupseksioni dhe/ose Dege. Kalendari i procesit të organizimit mbanë në konsideratë afatet e përcaktuara në pikën 1.

Kryetar Seksioni/Grupseksioni janë banorë të territorit që mbulon Seksioni/Grupseksioni përkatës. Ata duhet të jenë njerëz me eksperience politike, aktivë në aksionin politik të PDSH-së në të paktën dy vitet e fundit, me njohje shumë të mirë të territorit ose me reputacion të lartë në komunitetin ku banojnë.

Dokumentacioni i plotësimit të strukturës në Seksione/Grupseksione mbahet në 2 kopje. Një kopje e dokumentacionit zgjedhor depozitohet pranë Degës së PD-së, një kopje dorëzohet pranë

Drejtuesit të Këshillit Koordinues të Qarkut.
Ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm, Sekretariati Organizativ, dhe Degët e PD-së, për ndjekjen dhe zbatimin e këtij Udhëzimi.

DREJTUESI I PARTISË

Enkelejd ALIBEAJ

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment BARDHI

Neutrale November 7, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Këshilli i Ministrave miraton 300 kredi për shtëpi për administratën me interes 0%
38 minutes ago
Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
1 day ago
Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
1 day ago
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.
1 day ago
Irena Beqiraj/ Albanian Files ” Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!
1 day ago

Këshilli i Ministrave miraton 300 kredi për shtëpi për administratën me interes 0%

Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!

Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?