Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën e Vigevanos,në provincën e Pavias, rajoni i Lombardisë në Italinë veriore.
Një 4-vjeçare shqiptare ka kaluar natën duke parë nënën e saj për orë të tëra të vdekur, deri në momentin që erdhi tezja pasi e motra nuk përgjigjej në telefon
Gruaja 40-vjeçare, me origjinë shqiptare, dyshohet se kishte ndërruar jetë nga një atak në zemër gjatë natës teksa flinte me vajzën e saj 4 vjeçare në banesën e tyre në Vigevano.
Tezja spo mbërriti konstatoi faktin e vdekjes së motrës, largoi vajzën nga trupi i nënës dhe më pas njoftoi policinë dhe ambulancën.
Kur mbërritën ekipet e emergjencën vërtetuan dyshimet e motrës se 40-vjeçarja ishte e vdekur, shkruan Ansa.
Karabinierët nga këqyrja paraprake nuk kanë gjetur asnjë gjurmë që sugjeron vdekjen e dhunshme.
Do të jetë tezja ajo që do të kujdeset tani për vogëlushen, e cila ka mbetur e vetme

