Mësohet se deputeti i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj ka dorëzuar mandatin e deputetit.
Vendimi i tij do të bëhet zyrtar nesër në Kuvendin e Shqipërisë.
Gazetari, Juxhin Mustafaraj jep lajmin dhe bën me dije se arsyeja e dorëheqjes së Rushajt vjen për motive personale.
Në vend të tij, simbas listës vijuese të votave që ka marrë në zgjedhjet e prillit 2021, mandatin e deputetit e merr Petrit Doda.

