Kryebashkiaku Erion Veliaj ka inspektuar sot punimet te shkolla e re “Lek Gjiknuri” në Njësinë nr 8.
Edhe pak punë kemi, shkruan ai, dhe kjo shkollë bëhet gati.
Ai, në “Facebook”, kujton se, shkollat e reja në Tiranë nuk i mohon dot askush sepse janë aty për sot e gjithmonë.
Mesazhi i tij:
Edhe pak punë kemi te shkolla e re “Lek Gjiknuri”🏫 në Njësinë nr. 8 – shkollat e reja në Tiranë nuk i mohon dot askush sepse janë aty për sot e gjithmonë⭐️!

