Ninat – Janjar është saktësisht vetëm 8 km rrugë. Ekziston si gjurmë, por është e pasistemuar, e pashtruar dhe në kushte shumë të këqia.
Shtrihet në një terren jo të vështirë për tu zgjeruar, shtruar dhe asfaltuar.
Kosto e saj është aq lekë sa harxhon në vit një ministri për luks e dieta.
Sikur nga 1 km në vit të ishte bërë, sot kjo rrugë do ishte mbyllur 4 herë.
Janjari është fshat kufitar me Greqinë dhe duhet të ketë status të veçantë trajtimi, si në gjithë botën, për fshatrat dhe zonat kufitare.
Ju, politikanë- qeveritarë keni 30 vjet që e keni premtuar dhe çdo 4 vjet e përsërisni sërish se do ta bëni për mandatin e radhës ?!
Mbajeni premtimin, bëjeni rrugën o mashtruesa, kusarë e zuzarë qeveritar të çdo krahu politik që jeni apo që do vini në pushtet.
Lufta ime për këtë çështje është me të gjithë ata që e premtojnë dhe nuk e mbajnë premtimin, pavarësisht krahut politik që përfaqësojnë.
Kjo rrugë për Janjarin nuk është privilegj, është detyrim dhe akt kombëtar.

