Kiev gjatë ndërprerjes së energjisë më 4 nëntor. Foto: Andrew Kravchenko/AP
Ukraina tani po planifikon të jetë në gjendje të evakuojë tre milionë banorët e Kievit, shkruan New York Times.
Kjo në rast se i gjithë kryeqyteti preket nga një ndërprerje e energjisë elektrike.
Sulmet e gjera nga forcat ruse deri më tani kanë shkatërruar ose dëmtuar 40 për qind të infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
– Nëse nuk ka energji elektrike, nuk do të ketë as ujë e as kanalizim funksional. Kjo është arsyeja pse qeveria dhe administrata e qytetit po marrin të gjitha masat e mundshme për të mbrojtur furnizimin tonë me energji elektrike, thotë Roman Tkachuk, kreu i sigurisë për Bordin Komunal të Kievit.
Punonjësit e bashkisë po punojnë fort edhe për riparimin dhe restaurimin e infrastrukturës së shkatërruar


