Ishte njoftuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë vizita e saj në Shqipëri…
Ambasadorja Amerikane në OKB Linda Thomas-Greenfield ka mbërritur në Tiranë për një vizitë dy ditore ku do të ketë takime, me përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile.
Ambasadorja e ka njoftuar vetë përmes një tuiteri, mbërritjen e saj në kryeqytetin tonë.
“Sapo mbërrita në Tiranë për një vizitë dy ditore për takime me përfaqësues të shoqërisë civile dhe qeveritarë. Shqipëria është një aleat i palëkundur dhe partner kritik i Këshillit të Sigurimit të OKB, veçanërisht në kushtet e luftës brutale të Rusisë në Ukrainë”, shkruan ajo.
Kujtojmë se Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, nga Tirana do të udhëtoi për në Varshavë.

