Pjesë nga biseda e Idrizit për “Kjo javë” :
A po ecet pas apo para me zhvillimet që janë bërë?
Idrizi: Pavarësisht lëvizjeve që bëjnë vendi ka nevojë dhe PD ka nevojë që të gjejnë gjuhën dhe marrëveshjen midis tyre. PD duhet të ishte bashkë edhe opozita duhet të ishte bashkë, nuk po shoh akoma ku është fundi i gjithë kësaj. I bëj thirrje që e kanë detyrim për anëtarësinë për opozitën dhe ekuilibrat politik të vendit që të gjejnë gjuhën mes tyre.
Dalja e jona ka qenë e detyruar. Bënë një marrëveshje me PL. Kemi vetëm një marrëveshje ndërmjet PD por vulën e kanë disa të tjerë. Do më vinte keq nëse përsëritej skenari i 6 marsit. Këto janë zgjedhje lokale , ka një vote që është
PL i ka mëshuar më shumë vendeve në lisën për këshilltarë dhe PD për kandidatë. Na kanë thënë përse dilni njëherë me të majtën pastaj me të djathtën. Na lejoni të dalim njëherë të vetëm. Vendimmarrja për të dalë vetëm është për shkak të heqjes së koalicioneve, kemi një lloj detyrimi , por nuk është rasti i PDIU për të vrapuar për të gjetur dikë. Por besoj pesha specifike e PDIU është e qartë në pesë qarqe. Me Berishën kam marrëdhënie shumë të mira. Jam njeri që mendoj që politika është arti i komunikimit. Opozita dhe pozita janë dy funksione që bëjnë pluralizmin politik në vend.
Si do të shtrihet bashkëpunimi me aleatët, a mund të ketë marrëveshje paszgjedhore?
Idrizi: E rëndësishme kur flasim për opozitën është unifikimi. Unë nuk shoh të ketë një ambient fertil për parti të reja. Por të mos harrojmë që nëse zgjedhjet janë me probleme të kontestueshme edhe rezultati do të jetë i tillë. Duhet të fokusohemi tek zgjedhjet me standarde.

