Sipas MeteoAlb, territori shqiptar gjatë gjithë ditës do të jetë nën dominimin e vranësirave të shumta dhe me ulje të temperaturave.
Parashikohet që vranësirat të zhvillohen duke sjellë shira intensivë në të gjithë vendin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Jugore. Ndërsa zonat Lindore do të kenë më pak reshje. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C.
Era do të fryjë e mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

