Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në disa rrugë të qytetit të Durrësit.
Pranë stadiumit, te rruga “Aleksandër Goga”, rruga “Taulanti”, te sheshi i stacioni të trenit, në zonën e plazhit etj.
Janë disa banorë që kanë ngritur shqetësimin e tyre, shoqëruar me fotografi të ndryshme për situatën e krijuar.
Edhe pse reshjet e shiut nuk kanë qenë me intensitet shumë të lartë, është përsëritur fenomeni i zakonshëm i mbetjes së ujravr nëpër rrugë duke bërë që qarkullimi i automjeteve dhe i këmbësorëve të jetë i vështirë.

