Kryeministri Edi Rama në një takim me fermerët në Lushnje ka thënë se kemi një problem me ata që mbajnë peng tokën. Sipas tij, këtë qeveria nuk do ta lejojë, po përgatitet një ligj për tokën që mbahet pa punuar.
Rama ka shtuar se pronarët e tokës ose duhet ta punojnë atë, ose ta japin me qira, ose do paguajnë supertaksë
“Kemi probleme edhe me tokën të natyrës që mbajnë peng tokën. Këtë nuk do ta lejojmë. Po përgatisim një ndërhyrje ligjore tani që tokën nuk mund ta mbash, ose punoje ose jepe me qira, por nuk mund ta mbash peng. Nuk mund të thuash është toka ime. Ajo është tokë buke, ti e mban me plehra, nuk mundet. Ose punoje, ose jepe dhe do ta bëjmë këtë me ligj ose me supertaksë ose me forma të tjera që në tokën që ti ke, nuk mund ta mbash kot”-tha Rama.

