NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
    19 hours ago
    Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
    20 hours ago
    Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
    2 days ago
    Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Klodian Xhyheri/ Efekti anestezi në shoqërinë tonë.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
Kryesore Politikë
Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
Kryesore Politikë
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.
Aktualitet
Irena Beqiraj/ Albanian Files ” Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!
Të tjera
Rasti i dytë brenda pak ditëve/ Alarm te Akademia e Policisë, sëmuren 60 studentë, transportohen në QSUT
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Klodian Xhyheri/ Efekti anestezi në shoqërinë tonë.

Neutrale
Last updated: 2022/11/05 at 1:35 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

A e dini cfarë është anestezia?
Anestezia lokale është një formë anestezie, që përdoret për të penguar dhembjen në zona të vogla të trupit gjatë operacioneve të vogla, por përdoret gjithashtu edhe në kirurgjinë e madhe si një ndihmëse në menaxhimin e dhembjes pas operacionit duke infiltruar plagët kirurgjikale.

Metaforikisht kjo po i ndodh edhe shoqërisë sonë. Shoqëria jonë ka një mpirje të trupit, duke mos ndierë më asnjë dhembje pas çdo ndërhyrje kirurgjikale apo dëmi të jashtëm që i shkakton qeveria.

Ajo është e paaftë për të reaguar ndaj çdo goditje, plage të shkaktuar, gërryerje e rrokullime që po i ndodh ditë e për ditë.
Nuk është e pavetëdijshme ndaj gjithçkaje që po i ndodh, por e pafuqishme për të thënë minimalisht edhe një fjalë për shkaktimin e dëmit në trupin e saj e jo më të ngrejë një gisht të vogël për të reaguar. Sepse ajo qeshet, përqeshet, ironizohet, tallet e ngërdheshet nga padronët e kthyer në skllavo-posedues të shoqërisë sonë.

Këta të fundit (padronët skllavo-posedues), dalë jashtë çdo lloj norme, ligji, parimi e Maliqi, kanë degraduar në krijesa gjysmë të dehura e gjysmë të çmendura, gjysmë kanibalë e gjysmë barngrënës, gjysmë njerëz e gjysmë hajvanë me dy këmbë. Nën dehjen e pushtetit, në orgji sjelljesh, me aplituda të ulura e ngritura në ekstrem: hungërijnë, shkrofëtijnë e ulërijnë herë si ujq e herë si çakej : për më shumë pushtet, për shfajësi e drejtësi më shumë , për begati më shumë në atdheun tonë parajsë, që është sajdisur “falë punës së tyre të palodhur” e “pastërtisë” që i karakterizon pamasë.

Një frazeologji e urtë e popullit tonë të urtë e të duruar thotë: “Nga ta zërë i ziu njeri!”.
Dhe vërtet, nga t’ia fillojmë më parë? T’ia fillojmë nga ikjet masive pa dallim moshe, gjinie, bindje politike, profesioni, shkollimi ,feje e krahine? Jo, sepse vjen “Deus ex machina” nga qeveriu e na thotë: “Ç’keni ? Ikjet janë normale, njerëzit venë e vijnë , e këta që ikin zëvendësohen nga bangladeshas, sirianë, afrikanë apo shejtanë.” (Nuk mendonte kështu para se të vinte në pushtet, ndryshe fjalosej qeveriu). Që në fakt edhe pse vijnë fatkeqët, na mendojnë më shumë si trampolinë për t’u hedhur ne Evropën e “letrave”, sesa si një vend ku mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre të ëndërruar. Edhe pse prijësit tanë qeveritarë, duhet të na krijonin kushte punësimi e jetese neve vendasve në fillim, që të mos ia mbathim nga sytë këmbët e jo të na i servirnin këtë hemoragji emigratore në rastin më të mirë si një gjë normale dhe në rastin më të keq si një proces frytdhënës. Kësaj i thonë: “Jam pa sy e shoh për bukuri”.

T’ia fillojmë nga arsimi a shëndetësia? Nuk ju mollois dot në çfarë rrëpire e bataku kanë rënë njëra me keq se tjetra, ku janë në garë me njëra-tjetrën se cila do të zhytet më shumë në llumishte. E kështu na ikin fëmijët në kurbet, na ikin profesionistët ,na ikin mësuesit, mjekët, infermierët, mekanikët, saldatorët, mobilierët, elektricistët dhe gjithë lloj e soj profesionistësh me shkollë e pashkollë, i madh e i vogël, familjarë e beqarë, sepse një komb pa arsim sot ,nuk do të ketë tru nesër dhe një komb pa mjekësi sot ,nuk do të ketë shëndet nesër.
Zoti mos na lëntë pa tru e shëndet!

T’ia fillojmë nga vjedhjet dhe hajnitë që i shohim për ditë nën dritën e të madhit diell? Mirëpo hop, shpejt vjen menjëherë “eureka” zyrtare apo mbulimi nga qeveriu. Madje kësaj radhe mbulimi është atipik, me gjethe fiku dhe më shumë del në pah cullakëria sesa mbulimi i vjedhjes ashiqare.
“Ja, e shihni këtë pikë të voçkël këtu? Ky është ai projekti 28 milionë eurosh e që ç’të keqe ka këtu!?” Edhe këtu jemi brenda një normaliteti e shkuar normalitet, andaj duhet të rrimë të qetë! Mirëpo kjo pikë e voçkël atje na qenkërka në fakt një pikë fare e voçkël në morinë e gropave thithëse e honeve të tipit: incenerator, dializë, Check Up, Unazë e Re, Unazë e Vjetër, pandemi, tërmet, fshat turistik, investitor strategjik, partneritet publik-privat, partneritet privat-privat dhe mijëra, në mos miliona tendera me miliona e miliarda euro në trajtën e qokave, aperitivëve, garniturave, llokmave, thelave e pelave që kanë menaxhuar gjatë këtij nëntë vjeçari qeverisësit tanë.
Për besë, popull me durim e urtësi të kalitur paskemi qenë!

Dua një natë dimri të rreshtoj të tjera të ngjashme si këto e ndoshta më të hatashme. Dhe natyrshëm më lind pyetja : – Do të na dalë ndonjëherë anestezia totale që na ka zënë? Apo do të na dalë kur të na kenë dërguar ustallarët që na qeverisin në frymën e pasosur?

E ndoshta atëherë s’do të ketë më vlerë as shkrimi im e as anestezia në thelb.

Neutrale November 5, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
19 hours ago
Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
20 hours ago
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.
1 day ago
Irena Beqiraj/ Albanian Files ” Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!
1 day ago
Rasti i dytë brenda pak ditëve/ Alarm te Akademia e Policisë, sëmuren 60 studentë, transportohen në QSUT
1 day ago

Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!

Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.

Irena Beqiraj/ Albanian Files ” Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?