Në takimin e kryeministrit Edi Rama me banorët e Mallakastrës, ka folur edhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
Kujtojmë se ai është drejtues politik i PS-së për qarkun Fier.
Balla, tha para mallakastriotëve, se deri më tash qeveria ka fituar dy luftra, do fitojë dhe të tretën.
Lufta e parë ishte me tërmetin, e dyta me pandeminë dhe e treta ka të bëjë me konfliktin Rusi-Ukrainë, efektet e së cilës ndihen në çdo shtet të Evropës.
Pavarësisht këtyre betejave, ne kemi shënuar histori suksesi, tha ai, teksa vazhdoi të trajtonte çështje të tjera.


