Bashkia Mallakastër ka organizuar “Festën e Ullirit” dhe ka patur mysafir edhe kryeministrin Edi Rama.
Edhe pse shiu s’ka pushuar, Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku Ismailaj, ka ndalur në shumë stenda për të parë prodhimet vendase dhe takuar prodhuesit.
Një çast tjetër që ra në sy ishte grupi polifonik i Mallakastrës që e priti me një këngën labçe, vargjet epike të së cilës i kushtohen prijësit popullor Rrapo Hekali.
Kryeministri ka përcjellë në “Facebook” videon e këtij aktiviteti dhe mesazhin e mëposhtëm:
🫒🕊 🥗 🥙 Mallakastër – Kënaqësi edhe mes shiut të shohësh stendat e Panairit të Ullirit në Ballsh, ku fermerë nga fshatrat përreth mblidhen të ekspozojnë produktet e tyre, e ku falë mbështetjes së programeve të AZHBR, disa prej tyre kanë investuar në fabrika të përpunimit të vajit, sipërmarrje agroturizmi, baxho e ferma, me të cilat mbajnë jo vetëm ekonomitë e tyre familjare, por dalin edhe në tregun vendas e të huaj🙏🇦🇱
#TëBashkuarJoTëNdarë🫶
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱
#SkaKohëPërPushim🏃♀️


