Deputeti Sinaj si pjesë e grupit dixhital në “respekt” të kërkesës për shpërndarje të postimeve të bëra nga “lideri global”, propagandon në Facebook që na qenka bërë ujesjellësi i Dibrës.
Shumë mirë që është bërë nqs është bërë se “rilindja” vetëm gënjen por Deputeti të hedh një sy nga zona e tij elektorale, fshatrat e bashkisë Selenicë, duke nisur nga qyteti Selenicës i cili furnizohet me pak se 30 minuta ujë në ditë,në fshatin e tij Armen nuk ka ujë fare , fshatrat e shumtë që nuk kanë asnjë pik ujë, të cilët kanë gjetur zgjedhje primitive duke ngarkuar bidonat me ujë në burime me mushka si në mesjetë, deputeti të na thotë pse ndermarjen e Ujesjellësit është kthyer në vend punësimi për militantët dhe nuk u jep asnjë shërbim qytetarëve, koha është tani bashkia tu kthehet qytetarëve dhe jo punësimëve dhe shërbimeve partiake.

