Në një prononcim për Express, deputeti i qarkut Dibër dhe ish kryetar i bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, u shpreh se nuk do të kandidojë.
“Nuk do kandidoj. Nuk e kam menduar se jam drejtues i qarkut politik Dibër”, tha Mziu
Prononcimi i Mziut për Express
Përflitet se ju do jeni një nga kandidatët në Primaret e PD për bashkinë e Kamzës. Kur do e shpallni kandidaturën?
Xhelal Mziu: Nuk do kandidoj. Kjo është përgjigje përfundimtare. Nuk e kam menduar se jam drejtues i qarkut politik në Dibër.
Pra po e lini rrugën e lirë për dy kandidatët e tjerë, Shemsi Prençin dhe Asllan Dogjanin?
Xhelal Mziu: Nuk jam unë që e përcaktoj. Nuk po e them këtë…Unë sfidën e kam me socialistët.
Si i komentoni dy kandidaturat që janë shpallur deri tani? Kë mbështesni ju personalisht meqë nuk do kandidoni?
Xhelal Mziu: Nuk merrem me asnjë person, nuk kam asnjëlloj konsiderate ose po them dashamirësie. Asnjë person nuk e shoh me asnjë lloj syri. Unë dua që kandidati që të çertifikohet nga PD duhet të mundë socialistët.
Mes Dogjanit dhe Prençit Kush mendoni se mund të jetë më i fortë përballë kandidatit socialist?
Xhelal Mziu: E vendosin primaret dhe kryesia e PD.
A e shikoni veten një kandidat më të fortë përballë Rakip Sulit sesa dy emrat që kanë shpallur kandidaturën deri tani?
Xhelal Mziu: Të uroj ditën e mbarë !