Kjo është një pyetje që e mendojnë gjithë ata që nuk e njohin drejtpërdrejtë inxhinierin gjeofizik që ka ambicie të drejtojë e ndryshojë Fierin.
Kësaj pyetje i përgjigjet në mënyrë lakonike vetë Arturi, teksa gazeta jonë i kërkoi një përshkrim jetësor.
Lexoni më poshtë…
Artur Mahmutaj është lindur në qytetin e Fierit më 11 dhjetor 1964.
Ka mbaruar studimet e larta për inxhinieri gjeofizike në vitin 1988.
Më pas është diplomuar në drejtësi në vitin 2011 si dhe ka përfunduar studimet e nivelit master në të drejtën civile në vitin 2013.
Menjehere pas përfundimit të inxhinierisë ka punuar për 17 vite si shef i grupit të matjeve elektronike në ndërmarrjen gjeofizike Albpetrol.
Në vitin 2005 ka mbajtur detyrën e drejtorit të prokurimeve po në të njëjtën ndërmarrje deri në vitin 2013.
Nga viti 2013 dhe aktualisht është administrator i Blue Dot shpk, në Fier.
Gjatë eksperiencës së gjatë në fushën e inxhinierisë gjeofizike ka ndjekur disa trajnime brenda dhe jashtë vendit, një prej të cilit është dhe trajnimi i vitit 2008 lidhur me ligjet ndërkombëtare të energjisë, kontratave dhe negociatave të mbajtur në Houston, Texax në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Artur Mahmutaj është folës i mirë i gjuhës angleze, i aftë për të punuar në grup, për të identifikuar probleme dhe për ti dhënë zgjidhje atyre.
Gjithashtu zotëron aftësi të mira komunikuese dhe kompjuterike.

