Kryetari shqiptar i Komunës së Tuzit në Malin e Zi, Nik Gjeloshaj është arrestuar pasditen e sotme, shkruajnë portalet informative të Ulqinit.
Ndalimi i tij është bërë nga policia e kryeqytetit Podgoricë.
Mediat raportojnë se Gjeloshaj ndodhej së bashku me fëmijët e tij në makinë, kur është ndaluar nga efektivët e policisë.
Mësohet se ai është konfrontuar ashpër me uniformat blu, gjë që ka çuar në arrestimin e tij.
Ai ka debatuar me policët pasi patrulla rrugore ka dërguar për kontroll teknik emergjent makinën e tij për shkak të xhamave të zinj.
Ngjarja po trajtohet në polici dhe pas përfundimit të procedurave do të jepet një deklaratë zyrtare.
Nik Gjeloshaj është edhe kryetari i forcës politike, Alternativa Shqiptare në Malin e Zi.

