Ambasadorja e Greqisë, Sophia Philippidou, ka përfunduar misionin në Shqipëri dhe me këtë rast është pritur nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.
Lajmin e bën me dije vetë Nikolla në “Facebook” teksa e falënderon ambasadoren e vendit fqinj.
Postimi i Nikollës:
Ambasadorja e Greqisë, znj. Sophia Philippidou, përfundoi misionin në 🇦🇱.
Vlerësoj kontributin e Ambasadores Philippidou në promovimin dhe avancimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit intensiv parlamentar.
🇬🇷, një fqinj dhe mik i çmuar i 🇦🇱, partner i rëndësishëm ekonomik, tregtar dhe investime, partner i ngushtë në NATO dhe mbështetëse e vendosur e rrugëtimit tonë 🇪🇺.
Mirupafshim, Sophia!
🇦🇱🤝🇬🇷

