Shoqata e “Biznesit të Vogël dhe të Mesëm” ka njoftuar se nesër në orën 10:00 do të dalin në protestë me arsyetimin se nuk përballojnë dot rritjen e çmimit të energjisë elektrike, çmimet e tregut për artikuj të ndryshëm, taksat e larta, qiratë e ambienteve, kostot e transportit nga rritja e çmimit të karburanteve etj.
Njoftimi fillestar është bërë nga Shoqata e biznesit të Vogël dhe të Mesëm, me anë të një deklarate ku kanë paraqitur dhe ankesat e kërkesat e tyre.
Edhe kreu i PD, Sali Berisha mbrëmjen e sotme ka bërë thirrje që nesër në orën 10:00 i gjithë biznesi të ngrihet në protestë dhe të ulë qepenat ndaj politikave negative të qeverisë së Edi Ramës.
“Nesër, në ora 10:00, i gjithë biznesi në protestë!, shkruan Berisha në postimin e tij në Facebook, që e shoqëron edhe me ankesat dhe revoltën e biznesit.



