Në Ditën e Bashkëpunimit Evropian, bashkia Shkodër ka organizuar prezantimin e projekteve të përbashkëta Shqipëri-Mali i Zi.
Me këtë rast, kryebashkiaku Bardh Spahia duke falënderuar partnerët për mbështetjen e projekteve është shprehur se, aktivitete të tilla i shërbejnë më së miri konsolidimit të bashkëpunimit rajonal.
Ja mesazhi i tij:
Dita e Bashkëpunimit Evropian në Shkodër 🇦🇱🇪🇺
Panairi i projekteve të kontraktuara në kuadër të programit IPA BNK Mal i Zi – Shqipëri 2014-2020. Jam i bindur që aktivitete të tilla i shërbejnë më së miri konsolidimit të bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë përmes zbatimit të projekteve të përbashkëta. Ky hap i joni është gjithashtu një kontribut i rëndësishëm në procesin e integrimit europian.
Shkodra i ka të gjitha potencialet dhe terrenin e përshtatshëm për të ndërtuar modele suksesi, prandaj do t’i përshpejtojmë hapat tonë për të dhënë më të mirën në çdo aspekt. Faleminderit të gjithë partnerëve për mbështetjen!


