Gazetari Baton Haxhiu, njohur si mbështetës paekuivok i kryeministrit Rama, nuk u shpreh optimist për garën e tij në zgjedhjet vendore të ardhshme.
I ftuar në një intervistë televizive, Haxhiu tha se grupi i Enkelejd Alibeajt s’do të marrë asnjë votë nëse dalin të vetëm në zgjedhje.
Ai deklaroi gjithashtu se kryedemokrati Sali Berisha ka një qëllim (që dihet nga të gjithë) së bashku me Ilir Metën, rrëzimin e Ramës nga qeveria.
Sipas Haxhiut, për Sali Berishën janë gjëra shumë më pak të rëndësishme vula dhe logoja e PD-së teksa kërkojnë rrëzimin e kreut të qeverisë.
“Sali Berisha e ka betejën me Edi Ramën. Ka një qëllim, fundin e Ramës. A është vula apo jo, logoja apo jo, janë më pak të rëndësishme për atë që Sali Berisha dhe Ilir Meta po ndërtojnë si frymë. PS-ja nuk di sa do ketë fuqi të jetë në një garë kur gara është e ndërtuar e gjitha kundër Edi Ramës”, tha ai.