Gjykata e Apelit nuk e ka shqyrtuar sot çështjen e shumëpërfolur të statutit të PD-së.
Gjykata ka shtyrë vendimin pasi avokati i PD-së, Indrit Sefa nuk është paraqitur në seancë për arsye shëndetësore.
Ishte njoftuar se ditën e sotme Gjykata e Apelit do të shqyrtonte kërkesën e Enkelejd Alibeajt për të rrëzuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë të datës 18 mars 2022, kur regjistroi ndryshimet statutore të Kuvendit të 17 korrikut 2021.
PD kërkon që Gjykata të bashkojë në një ndryshimet statutore si të 17 korrikut 2021 edhe ato të 18 dhjetorit të të njëjtit vit.