DUKE VIJUAR ME “Rrëfenjëzat nga AMERIKA: Shqipëruar nga gazetari Shefqet Meko
Libri vulgar
Libri i ri ishte quajtur vulgar dhe mizor. Kritikët në Amerikë e Angli, e sulmuan dhe qesëndisën këtë botim.
Por gjithësesi, autori ishte ambicioz, mendjemprehtë dhe thellësisht patriotik.
Ai ndjente se Amerika duhet të ishte po aq e pavarur në letërsi, ashtu sikurse ishte edhe në politikë.
Libri i tij aq shumë i kritikuar, nuk ishte shkruar lehtazi ose pa kujdes. Përkundrazi. Ai studoi 26 gjuhë në përgatitje për kryeveprën e tij letrare. Udhëtoi gjerësisht në gjithë shtetet e Amerikës, dëgjonte kujdesshëm çfarë thoshin njerëzit dhe si e thoshin, si komunikonin e ç’kuptim kishte çdo fjalë.
Ai shënoi gjithsçka dëgjoi nga njerëzit dhe bisedoi si me njerëz në zonat rurale, ashtu edhe me biznesmenë të kulturuar e shkolluar.
Ai i dha këtij libri 28 vjet punë dhe përgatitje. Idetë e tij krijuese ishin vërtet të larta dhe për të, ky ishtë një libër e botim që e parashikonte Amerikën qysh herët në shekullin e 19-të, si një identitet të qartë të qytetarëve të vet.
Ai shpresonte se puna e tij mund t’i shërbente një Amerike unike dhe të pandashme.
Kur libri u botua më 1828 dhe realisht u ndesh me nëpërkëmbjet e para dhe kriticizmin cinik, autori në të vërtetë kurrë nuk ndryshoi mendim rreth ëndrrës së tij për këtë libër.
Sërish ai mendonte dhe ëndërronte se vepra e tij nuk ishte as kot e as vulgare.
Ëndrra e tij ishte e vërtetë. Libri i tij në mënyrë famoze na lidh të gjithëve me njëri-tjetrin.
Tani miliona kopje janë shtypur dhe botuar. Leksikografi Noah Webster shkroi “Një fjalor amerikan i gjuhës angleze” dhe libri i tij i ashtuquajtur vulgar nga kritika e kohës, e bëri atë të madh: Webster’s Dictionary.