Në vendin tonë, pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime në pothuajse gjithë territorin.
Në pasdite pritet që vranësirat e pakta të jenë prezente në të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.