Në Izrael, zgjedhjet e përgjithshme i kanë fituar konservatorët e Netanyahu-t dhe sigurisht që janë përshëndetur nga kreu i PDSh-së Sali Berisha.
Ja mesazhi i tij:
Rikthehet fitimtar Benjamin Netanyahu!
Të dashur miq, në zgjedhjet e djeshme në Izrael, Benjamin Netanyahu, partia e tij Likud dhe koalicioni i tij dolën fitimtarë. Fitorja e Netanyahu-t është e një rëndësie të madhe për Izraelin, për forcat konservatore në Europë dhe në botë.
Benjamin Netanyahu është firmatar i marrëveshjeve historike Abraham të Paqes. Ai është mik i Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Në një akt historik, Netanyahu njohu Pavarësinë e Kosovës. Partia Demokratike ka patur dhe ka tek ai e Likud miq të çmuar.
Rikthimi i Netanyahu-t në pushtet është një ogur i bardhë për Partinë Demokratike dhe fitoren e saj në zgjedhjet e ardhshme! Me këtë rast, le t’i urojmë ne të dashur miq, fitoren dhe suksese të mëdha kryeministrit Netanyahu në udhëheqjen e Izraelit dhe forcimin e paqes në Lindjen e Mesme. sb