Në Berlin kanë nisur punimet e Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri Albin Kurti janë pjesëmarrës dhe përfaqësues të të dy republikave shqiptare.
Krahas tyre janë liderët e Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Sikurse është njoftuar, pritet që ata të nënshkruajnë tri marrëveshje në lidhje lëvizjen e qytetarëve me karta identiteti, njohjen e diplomave dhe punësimin.