Aknet janë një gjendje komplekse inflamatore e lëkurës e ndikuar nga tre faktorë kryesorë:
📌prodhimi i tepërt i yndyrës.
📌grumbullimi i qelizave të vdekura në poret e lëkurës.
📌rritja e tepërt e baktereve në lëkurë.
Kur bashkohen këta tre faktorë, ndodh një ndryshim në mikro mjedisin e lëkurës, duke shkaktuar një reaksion inflamator kronik që rezulton në puçrra dhe probleme të tjera karakteristike të lëkurës .
Ndërsa këta tre faktorë në thelb shkaktojnë puçrra fytyre, ndotja mjedisore gjithashtu dihet se e përkeqësojnë këtë gjendje. Në Tiranë e qytetet e mëdha ka shumë më tepër akne të infektuara se sa nëpër qytetet e vogla ku ka ndotje minimale.
Faktorët që ndikojnë në zhvillimin e akneve: faktorët e jashtëm (mjedisorë) dhe të brendshëm.
Faktorët e brendshëm janë:
📍mosha
📍nivelet e hormoneve
📍shtatzënia
📍mbipesha
📍mungesa e aktivitetit fizik 📍historia familjare e akneve Secili nga faktorë mund të rrisin shanset tuaja për të zhvilluar akne.
Faktorë të jashtëm që ndikojnë në shfaqjen e akneve janë:
📍Ushqime të caktuara
📍Ilaçe të caktuara
📍 Stresi
📍Ndotja e ajrit
📍Lagështia e lartë
📍Stresi fizik në lëkurë, si shtrydhja e puçrave, ngacmimi, fërkimi i lëkurës me gishta, me thonj etj.
📍 Një faktor tjetër i rëndësishëm që mund të shkaktojë dhe përkeqësojë aknet tuaja është edhe mikroflora e zorrëve.
LIDHJA MIKROFLORË-ACNE
Roli i mikroflorës së zorrëve në patologjinë e akneve ka qenë një temë e hulumtimit aktiv. Lactobacilet në zorrët dhe lëkura e shëndetshme janë përfshirë në aspekte të ndryshme të zhvillimit të akneve.
Në rreth 30 vite eksperiencë si mjek jam dëshmitar i shumë pacientëve të prekur nga aknet të cilët zakonisht trajtohen me kremra dhe xhelra me antibiotikë, antimykotikë, kortisonikë.
Këto veprojnë duke bllokuar poret dhe mund të ofrojnë lehtësim të përkohshëm të simptomave tipike të akneve. Antibiotikët oralë, si doksiciklina, tetraciklina, minociklina ose eritromicina gjithashtu përshkruhen, me qëllim të vrasjes së baktereve që shkaktojnë inflamacion rreth dhe brenda poreve të bllokuara.
Në disa raste, edhe kontraceptivët oralë janë të përshkruar si një mjet për të përpjekur për të rregulluar çekuilibrat hormonalë, por këto ilaçe gjithashtu sjellin efekte anësore të rëndësishme, si nauze, të vjella, ngërçe në stomak ose fryrje barku, diarre, rritje të flokëve në vende të pazakonta, ndryshime në rrjedhën menstruale etj.
Mjekësia funksionale ka një qasje të ndryshme për trajtimin e akneve, e cila merr parasysh gjetjet aktuale të hulumtimit dhe kërkon të rregullojë faktorët themelorë që nxisin këtë sëmundje, jo thjeshtë të përmirësojë simptomat.
Hapi i parë për çdo pacient me akne janë testet gjithëpërfshirëse për të kuptuar faktorët kryesorë që nxisin patologjinë e akneve të një pacienti, si analizar e gjakut dhe një rishikim të plotë të niveleve të hormoneve, përfshirë kortizonin dhe melatoninën.
Një aspekt tjetër qendror i qasjes sonë ndaj trajtimit të akneve është dieta. Shumica e pacientëve do të duhet të kalojnë një “Dietë Eliminimi”. Qëllimi i kësaj diete është të udhëzojë pacientët në eliminimin e grupeve ushqimore që mund të kontribuojnë në shfaqjen e akneve.
Këto ushqime përmbajnë nivele të larta të kripës dhe sheqerit të rafinuar, vajra industrialë dhe yndyrna me cilësi të dobët, aditivë ushqimorë dhe konservantë, të cilët së bashku mund të ndikojnë në funksionimin optimal të zorrëve tona, të shkaktojnë dysbiozë të zorrëve dhe të nxisin inflamacionin.
Gjithashtu stresi psikologjik dhe depresioni janë faktorë të rëndësishëm të rrezikut të lidhur me aknet.
Studimet kanë treguar se njerëzit që vuajnë nga aknet vazhdimisht janë nën nivele më të larta të stresit në krahasim me njerëzit pa akne .
Përtej dietës, gjumit dhe stresit, shumë faktorë të tjerë mund të ndikojnë në aknet tuaja.
Mjedisi ku jetoni, aktivitetet tuaja të jetesës ditore dhe madje edhe marrëdhëniet tuaja shoqërore, familjare mund të ndikojnë në puçrrat tuaja.
Dr. Ilir Allkja