Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka pritur sot në selinë e partisë, Monsignor Vincenco Palia dhe Mario Giro, ish zëvëndës ministër i jashtëm i Italisë.
Berisha shoqërohej në takim nga deputeti Tritan Shehi, ish ministër i jashtëm i Shqipërisë.
Takimi ishte i hapur, shkruan ish kryeministri në rrjetet sociale dhe diskutuam për situatën në Shqipëri dhe rajon.
Ja postimi i tij:
Takim me Monsignor Vincenco Palia dhe Mario Giro, ish zëvëndës ministër i jashtëm i Italisë.
Të dashur miq,
Sot pata një takim me Monsignor Vincenco Palia, mik i kahershëm i imi dhe i Shqipërisë dhe z. Mario Giro, ish zëvendës ministër i jashtëm i Italisë.
Në këtë takim, ku mori pjesë edhe ish ministri i jashtëm i Partisë Demokratike Tritan Shehu, diskutuam gjerësisht për situatën në Shqipëri dhe rajon si dhe qëndrimet e Partisë Demokratike ndaj këtyre zhvillimeve.
Takimi ishte i hapur dhe me mirëkuptim të plotë. #sb