Dje u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme në Izrael dhe sot ka dalë rezultati zyrtar.
Mediat shkruajnë se fitues i këtyre zgjedhjeve në Izrael është lideri i njohur i konservatorëve Benjamin Netanyahu.
Kujtojmë se partia që udhëheq lideri karizmatik është subjekti politik “Likud”.
Gjithsesi fitorja nuk është trofe vetëm i “Likud” por edhe koalicionit me parti të tjera të vogla.
Theksojmë se Izraeli e ka njohur Kosovën si shtet, pikërisht kur në pushtet ishte Benjamin Netanyahu.

