Zjarri që ra mbrëmjen e djeshme në plantacionet e gështenjave në Tropojë vazhdon të jetë aktiv.
Deputeti demokrat i zonës përsërit thirrjen që institucionet të ndërhyjnë sa më parë sepse po rrezikohen edhe banesa.
Postimi i plotë:
🆘Vazhdon edhe tani në këto momente zjarri në masivin e gështënjave në fshtarat Gri e Gegëhysen të Tropojës!
❗️Me gjithë angazhimet e pandërprera të banorëve të zonës është e pamundur që të ndalojnë flakët që kanë përfshirë këtë masiv!
🆘Ky zjarr po ju kërcënon shtëpitë dhe pronat e tyre, dëmi i shkaktuar prej zjarrit është i pa llogaritshëm edhe ndaj mjedisit natyror !
❗️Gështenja ësjtë pemë e bekuar prej Zotit dhe u ka sherbyer dhe u shërben këtyre banorëve për tu ushqyer si një pasuri e çmuar në shekuj!
🆘Thirja për institucionet shtetërore që të marrin masa urgjente e tju shkojnë në ndihëmë këtyre banorëve të lënë në harresë nga shteti i tyre!
❗️Është obligim ligjor mbrojtja e pasurisë natyrore banesave të këtyre banorëve!
🔥🔥🔥