NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
    10 hours ago
    Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
    11 hours ago
    Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
    2 days ago
    Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Udhëtimet më të mira që duhen bërë në Europë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
Kryesore Politikë
Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
Kryesore Politikë
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.
Aktualitet
Irena Beqiraj/ Albanian Files ” Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!
Të tjera
Rasti i dytë brenda pak ditëve/ Alarm te Akademia e Policisë, sëmuren 60 studentë, transportohen në QSUT
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Udhëtimet më të mira që duhen bërë në Europë

Neutrale
Last updated: 2022/11/02 at 8:23 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Për shumë vite, Europa ka qenë një destinacion kryesor për udhëtarët nga e gjithë bota. Historia e pasur e kontinentit, kulturat e ndryshme dhe bukuritë natyrore bëjnë të mundur që Europa të ketë diçka për t’i ofruar çdo lloj udhëtari.

Shumë vizitorë e pëlqejnë faktin që mund të eksplorojnë një numër të madh vendesh, në një zonë kaq të vogël.

Sigurisht, numri i madh i opsioneve e bën të vështirë që të orientoheni se nga duhet ta filloni udhëtimin tuaj, ose çfarë përvojash nuk duhet të humbisni. Sekreti është që të përqendroheni më shumë te cilësia e vizitave sesa te numri i tyre, duke zgjedhur eksperienca që do të mbeten gjatë në memorien tuaj.

Cilat janë përvojat që duhet të konsideroni nëse po planifikoni të bëni një udhëtim nëpër Europë?

Lundrimi me gondolë në Venecia, Itali

Një nga imazhet ikonë të Venecias është ajo e gondolave që lundrojnë nëpër kanalet e qytetit. Gondolat janë përdorur si një mënyrë transporti në Venecia për shekuj me radhë dhe vazhdojnë të jenë mënyra më e mirë për të lëvizur nëpër qytet.

Vizitorët mund të hipin në një gondolë në cilëndo nga ndalesat e përcaktuara të qytetit, ose mund të marrin një të tillë me qira për të shijuar një udhëtim privat. Lundrimi në një gondolë nuk është vetëm një përvojë unike, por është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për të parë Venecian nga një këndvështrim tjetër.

Bëni një foto te Kulla Eifel, Francë

E ngritur mbi qytetin e Parisit, me lartësi 324 metra, Kulla Eifel është një nga monumentet më të njohura në botë.

Ajo u ndërtua në vitin 1889 dhe që atëherë është bërë një simbol ikonë i Francës.

Vizitorët mund të ngjiten në majë të kullës nëpërmjet një ashensori, për të shijuar peizazhin panoramik të qytetit, ose të hanë një vakt në një nga restorantet e kullës. Sigurisht, asnjë vizitë në Kullën Eifel nuk quhet e plotë pa bërë një foto përballë saj.

 

Vizitoni Pallatin e Versajës

I ndërtuar në shekullin XVII për Luigjin XIV, Pallati i Versajës është një nga rezidencat mbretërore më luksoze në botë. Brenda Pallatit të Versajës ndodhen një sërë apartamentesh luksoze, kopshte dhe muze. Vizitorët mund të bëjnë një tur me guidë në pallat ose mund të zgjedhin që ta vizitojnë atë vetë.

Shumë vizitorë gjithashtu zgjedhin që të kalojnë një ditë duke eksploruar të gjithë zonën rreth pallatit, e cila përfshin disa kopshte dhe shatërvanë. Pallati ndodhet në të dalë të Parisit dhe mund të shkoni aty me tren.

 

Shikoni Dritat e Veriut në Islandë

Dritat e Veriut janë një fenomen natyror i cili mund të shihet në qiellin e natës, në vendet që ndodhen pranë Rrethit Arktik. Islanda është një nga vendet më të përshtatshme për të shijuar peizazhin e Dritave të Veriut, pasi ato mund të shihen në të gjithë vendin nga shtatori deri në prill.

Ka disa kompani turistike që ofrojnë udhëtime me guidë në vendet më të mira për të parë Dritat e Veriut. Vizitorët gjithashtu mund të zgjedhin t’i eksplorojnë vetë këto zona dhe të shijojnë pamjet mahnitëse të Aurora Borealis.

 

Bëni një udhëtim për degustimin e verave në Toskanë, Itali

Toskana është një nga rajonet më të mira të verës në Itali dhe njihet më së shumti për verërat e saj Chianti.

Vizitorët mund të bëjnë ture me guida nëpër vreshta dhe kantinat e verës, ose të vizitojnë rajonin vetë. Këtu organizohen gjithashtu shumë festivale për verën, në periudha të ndryshme të vitit, ku vizitorët mund të provojnë shumëllojshmëri të verërave lokale.

 

Bëni ski në Alpet zvicerane

Alpet zvicerane janë një nga vendet më të njohura të Europës për të bërë ski. Vizitorët mund të gjejnë shumë resorte për ski që ndodhen në të gjithë zonën e Alpeve. Disa nga resortet më të njohura janë: Zermatt, Verbier dhe St. Moritz.

Vizitorët mund të zgjedhin që të bëjnë ski ose një udhëtim me karrocat e tërhequra nga qentë e dëborës. Përveç këtyre eksperiencave, Alpet zvicerane ofrojnë pamje mahnitëse të maleve dhe të luginave përreth.

 

Vizitoni Tregjet e Krishtlindjeve në Dresden, Gjermani

Qyteti i Dresden është i njohur për tregjet e bukura të Krishtlindjeve, të cilat janë të hapura gjatë gjithë muajit dhjetor.

Vizitorët mund të gjejnë këtu një sërë mallrash tradicionale gjermane, të tilla si dekorime dhe dhurata për Krishtlindje të bëra me dorë.

Ka edhe shumë tezga që shesin ushqime dhe pije, të tilla si bajame të pjekura dhe verë të zier. Tregjet e Dresdenit janë ndër më të mëdhenjtë në Gjermani dhe ia vlen të vizitohen gjatë sezonit të festave. / The Travel

Neutrale November 2, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
10 hours ago
Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
11 hours ago
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.
18 hours ago
Irena Beqiraj/ Albanian Files ” Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!
18 hours ago
Rasti i dytë brenda pak ditëve/ Alarm te Akademia e Policisë, sëmuren 60 studentë, transportohen në QSUT
18 hours ago

Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!

Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.

Irena Beqiraj/ Albanian Files ” Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?