Në mbledhjen e mbrëmjes së të martës që Sali Berisha pati me krerët e degëve të Tiranës është propozuar që protesta e 12 nëntorit të mbahet në orën 16:00.
Kreu i PD-së, Berisha, deklaroi në këtë mbledhje se 12 nëntori do të shënojë protestën më të madhe që është mbajtur ndonjëherë në Shqipëri.
Kjo protestë, u shpreh ai, duhet të zbehë atë të 7 korrikut që ishte e shkëlqyer.
Sipas Sali Berishës, të gjithë shqiptarët kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij një orë e më parë dhe kjo është kauza më e drejtë.