Kjo është një pyetje që të rinjtë dhe jo vetëm e bejnë çdo ditë e nuk po arrijnë të marrin një përgjigje positive mesa duket. Kuptohet që çdonjëri ka mendimin, historinë, llogarinë e vet. E ne i njohim, i dëgjojmë i shohim në kufirin e pumundësisë për të bërë gjë që ta rregullojmë situatën. Fatkqësisht, arsyet pse largohen janë të shumta, ku sejcila ka kontributin e vet: puna, të ardhurat, shkollimi, e ardhmja …. deri tak ato që janë fare të thjeshta për ti përmirësuar por mesa shihet nuk marrim as mundimin më të vogël për ti përmirësuar. Askush nuk pret që pagat apo ajo që mbetet pas pagës të jetë e njëjtë si në Angli, Gjermani, Francë…, ama të gjithë presim që të trajtohemi si NJEREZ, të thonë FALEMINDERIT, Të LUTEM, Më FAL…. të jemi të BARABARTE para ligjit, të gjejmë MBESHTETJE tek shteti, policia, drjetesia, në fund të fundit të mos e NDJEJMË VETEN SI NË SHTËPINË TONË jashtë vendit, por këtu në Shqipëri.
Po marr shkas nga një bisedë me tim bir. Në 6 mujorin e parë të këtij viti ishte në Athinë me programin Erasmus. Që kur është kthyer, mesatarisht 2 herë në javë e ndalon policia, në këmbë, me biçikletë, me makinë… Nuk është që e kanë keqtrajtuar apo janë sjellur keq, jo. Por që të ndalojë polici dhe të pyesë një mbi 18 vjeç në cfardo orë të ditës dhe natës, ku banon, pse ke ardhur në këtë pjesë të Tiranës??!!! Apo pse ke makinë të re?!, e kujt është, pse del kaq vone, sa shpenzon makine…. e çfardo që tju vij në mendje është një terrorizim i njerëzve.
Po kthehem tani tek përvoja në Athinë. Në 6 muaj asnjë rast nuk e ka ndaluar polcia apo askush tjetët; ai i ka ndalur policët një herë për ti pyetur për një adresë dhe e kanë shoqëruar deri në vend. Athere, çfarë ti them unë që këtu je më i qetë, apo që ka më pak vrasje, aksidente, korrupsion, paga të larta, drejtësi, mundësi. Pra nuk është një gjë e vetme që i bën njerëzit të largohen, është një lëmsh që nuk e zgjidh dot, e rruga më e lehtë është FUTJA VRAPIT nga sytë këmbët.
PS: me policinë rrugore të Kukësit kam dhe unë vetë histori për të ardhur keq. 2 vite kam punuar e banuar në Prishtinë, kisha dhe makinën me targa të Prishtinës. Sa herë që kaloja më ndalonin para hyrjes dhe pas daljes nga Kukësi vetëm nga që isha me ato targa, se përgjigja ishte nuk e dinim që ishe nga Shqipëria (o Zot fali se nuk dinë çfarë thonë: qytetarët e Kosovës janë po aq e ndoshta dhe më shumë shqipëtrë se të Shqipërisë).
Përparim Tushaj/Pse të rri në vendin tim?

Leave a comment Leave a comment