Kështu bën me dije zv/ kryeministrja Belinda Balluku në një prononcim në rrjetet sociale për çështjen e aplikimit të paneleve diellore, të cilat subvencionohen në një masë të madhe nga qeveria.
Jam e lumtur, shkruan ajo, që brenda 24 orëve kanë aplikuar 136 qytetarë.
Shënimi i saj:
Jemi krenarë për faktin që të gjithë së bashku po solidarizohemi për kursimin e ⚡energjisë. Fakti që të gjithë e kanë kuptuar çelësin e suksesit për të përballuar këtë krizë na bën besimplotë se e ardhmja do të jetë akoma më e mirë


