Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një banesë private në lagjen “18 Tetori” në Lushnje.
Mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit A.T., i cili ndodhet në emigrim.
Në banesë jeton shtetasi A.L., që merret me biznes në tregun e fruta-perimeve.
Tritoli dyshohet se është hedhur nga autorët në ecje, prej rrugës drejt oborrit të shtëpisë.
Si pasojë e shpërthimit janë thyer xhamat dhe dyert e kësaj banese.
Fatmirësisht nuk raportohet për lëndime në njerëz.