NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
    11 hours ago
    Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
    12 hours ago
    Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
    2 days ago
    Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Banka e Shqipërisë gjithnjë e më e shqetësuar për inflacionin, rrit normën bazë në 2.75%
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
Kryesore Politikë
Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
Kryesore Politikë
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.
Aktualitet
Irena Beqiraj/ Albanian Files ” Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!
Të tjera
Rasti i dytë brenda pak ditëve/ Alarm te Akademia e Policisë, sëmuren 60 studentë, transportohen në QSUT
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Banka e Shqipërisë gjithnjë e më e shqetësuar për inflacionin, rrit normën bazë në 2.75%

Neutrale
Last updated: 2022/11/02 at 4:05 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë rriti sot normën bazë të interesit me 0.5 pikë përqindje. Kjo ishte rritja e pestë e normës bazë të interesit që prej muajit mars dhe rritja e tretë radhazi në masën 0.5 pikë përqindje.

Guvernatori, Gent Sejko, tha se presionet inflacioniste po vijnë në rritje dhe baza e tyre po shfaqet në zgjerim. Sejko nënvizoi edhe njëherë se tashmë inflacioni po përcillet gjithnjë e më shumë edhe në ato artikuj ku vlera e shtuar krijohet së shumti në vend. Sipas tij, inflacioni është rreziku kryesor për perspektivat e rritjes së ekonomisë së vendit dhe rritja e normave të interesit është e nevojshme për të kontrolluar rritjen e çmimeve.

“Në këndvështrimin makroekonomik, rritja e inflacionit pasqyron, në masën më të madhe, presionet e forta që vijnë nga ambienti i huaj, por dhe një kontribut në rritje nga ambienti i brendshëm. Rritja e
presioneve të brendshme inflacioniste pasqyron veprimin e tre faktorëve. Së pari, pozicioni i mirë ciklik i ekonomisë shqiptare, pozicion i cili buron nga kërkesa e qëndrueshme për mallra e shërbime dhe nënkupton një shfrytëzim të lartë të kapaciteteve të brendshme prodhuese, është shoqëruar me rritje të shpejtë të pagave.

Së dyti, çmimet e larta të lëndëve të para, të naftës dhe të energjisë, sjellin një rritje të mëtejshme të kostove të brendshme të prodhimit. Së treti, rritja e inflacionit të pritur ndikon në rritjen e çmimeve të kontratave të së ardhmes,” tha Sejko.

Guvernatori tha se ritmi i rritjes së ekonomisë ka ardhur në ngadalësim pas tremujorit të parë, duke reflektuar efektet negative që burojnë nga nivelet e larta të inflacionit, në vend dhe në botë. Ndër të tjera, këto efekte shfaqen në formën e rritjes së pasigurisë së bizneseve, të shtrëngimit të detyruar të kushteve të financimit, të tkurrjes së fuqisë blerëse të familjeve, si dhe të shtrenjtimit të faturës së importit të ekonomisë shqiptare.

Megjithatë, ai tha se skenari bazë i parashikimeve të Bankës së Shqipërisë sugjeron se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet dhe presionet inflacioniste do të vijnë në reduktim.

“Inflacioni pritet të mbetet i lartë në tremujorin e katërt të vitit aktual, por të reduktohet progresivisht gjatë vitit 2023 dhe të kthehet në objektiv në tremujorin e dytë të vitit 2024. Ky projeksion mbetet i kushtëzuar nga vijimi i procesit të normalizimit të qëndrimit të politikës monetare.

Gjithashtu, ai faktorizon pritjet tona për stabilizimin e çmimeve në tregjet e huaja dhe për zgjerimin e mëtejshëm të aktivitetit ekonomik në vend. Rritja ekonomike e vendit pritet të mbetet në territor pozitiv, ndonëse ritmi i rritjes do të vijë në ngadalësim në afatin e shkurtër dhe do të përshpejtohet në afatin e mesëm.

Rritja ekonomike do të vijojë të ushqehet nga bilancet e shëndosha të bizneseve dhe familjeve, nga zgjerimi i mëtejshëm i eksporteve shqiptare, si dhe nga ulja e pasigurisë në përgjigje të reduktimit të pritur të inflacionit. Po ashtu, zgjerimi i aktivitetit ekonomik do të vijojë të përfitojë nga një ambient i qëndrueshëm monetar dhe financiar,” tha Guvernatori.

Banka e Shqipërisë theksoi sërish se ambienti i përgjithshëm mbetet sfidues dhe projeksionet për të ardhmen rrethohen nga pasiguri të shtuara, ndërsa paralajmëroi vijimin e normalizimit gradual të qëndrimit të politikës monetare drejt një pozicioni më neutral, sepse kjo është një masë e domosdoshme për respektimin e objektivit të inflacionit.

“Ky normalizim i shërben stabilitetit të përgjithshëm ekonomik dhe financiar të vendit, rritjes së qëndrueshme dhe afatgjatë, dhe përmirësimit të mirëqenies sociale. Në konsistencë me komunikimet e kaluara dhe me parashikimet tona afatmesme, Këshilli Mbikëqyrës thekson se cikli normalizues i politikës monetare do të vijojë edhe në të ardhmen e afërt. Në çdo rast, shpejtësia e normalizimit do të jetë në përputhje me të dhënat e reja dhe e mjaftueshme për të respektuar objektivin tonë afatmesëm të inflacionit.

Këshilli Mbikëqyrës do të monitorojë me kujdes situatën për të vlerësuar në kohë implikimet për ecurinë e inflacionit dhe për të identifikuar në kohë masat e nevojshme për administrimin efektiv të saj,” thuhet në deklaratën e sotme të Këshillit Mbikëqyrës.

Monitor.al

Neutrale November 2, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
11 hours ago
Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
12 hours ago
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.
19 hours ago
Irena Beqiraj/ Albanian Files ” Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!
19 hours ago
Rasti i dytë brenda pak ditëve/ Alarm te Akademia e Policisë, sëmuren 60 studentë, transportohen në QSUT
20 hours ago

Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!

Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.

Irena Beqiraj/ Albanian Files ” Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?