Kam dëgjuar analistë dhe “intelektualë” të njohur, të cilët pushtojnë ekranet tona televizive, që, gjatë emisionit, flasin e thonë me përbuzje: “U bëmë si Amerika Latine…”. Sigurisht, e thonë nga injoranca, se, po ta dinin të vërtetën, do t’u vinte turp. Këtu, po ju tregoj pak për Filandian, një qytet i rëndomtë, në Kolumbi, i themeluar më 20 gusht 1878 (po kryeqyteti ynë, kur është themeluar si qytet?), pa le t’u flisja për Buenos Airesin, për bulevardet, rrugët, pallatet, qytetërimin, institucionet e tij, etj. Po ju themë vetëm: Buenos Airesi ka 37 universitete. Universiteti i parë (UBA) është themeluar më 12 gusht 1821.
Filandia është një bashki në Kolumbi. Qyteti i Filandias u themelua, si qytet, më 20 gusht 1878, nga kolonët spanjollë, ndërkohë që, qysh nga viti 1540, ishte një fshat i vogël indigjenësh vendas. Më 1892, u bë bashki e distriktit të Kindios (Quindio). Ja Bashkia dhe një rrugë e këtij qyteti të vogël.
Bajram Karabolli/PO TA DININ TË VËRTETËN, DO T’U VINTE TURP

Leave a comment Leave a comment