Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka vizituar sot shkollën “Luan Hajdaraga” në zonën e Freskut.
Ai ka qenë i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, deputeti Xhemal Qefalia dhe ministre e arsimit Evis Kushi.
Ajo çfarë bën përshtypje është fjala e Veliaj, i cili thekson se shkolla mban emrin e një socialisti të mirë….
Lapsus është apo qëllim ? Nuk e dimë, por kjo nuk është normale në një shtet demokratik.
Aq më tepër që Veliaj, në fakt, shkollat i ka emëruar me emrat e shokëve të partisë si Bashkim Fino, Andrea Stefani, etj.
Postimi i Veliaj:
Me Evisin, Taulantin dhe Xhemalin në një super shkollë 🏫 në zemër të Freskut 📍, që mban emrin e një miku dhe njeriu të mirë, një socialisti si Luan Hajdaraga.
Jam shumë i lumtur që 650 fëmijët 👧🏼 e zonës së Dajtit tani mësojnë në kushte të njëjta moderne, si çdo fëmijë tjetër i Tiranës. Bashkë! 💪🏼