Kështu shkruan në rrjetet sociale kreu i PL-së Ilir Meta, teksa përcjell videon, ku një gjimnazit nga Erseka trajton problematikat e arsimit në bashkëbisedimin me kryeministrin Edi Rama.
Bëhen ndërtesa për t’u dhënë tendera klientëve të Rilindjes, por nuk ka laboratorë, palestra, banka dhe mjete mësimore bashkëkohore, shkruan Meta në “”Facebook”.
Postimi i tij:
Ja si i del boja fasadës së investimeve të “Rilindjes” në Arsim përmes të vërtetave të thëna hapur nga ky nxënës kurajoz në Ersekë, të cilin censura nuk mundi ta ndalonte dot.
Për shkak të Rilindjes, Arsimi sot është më i braktisur, më i politizuar dhe më i rrënuar se kurrë. Braktisja e Arsimit tregohet qartasi me mosmbështetjen buxhetore për arsimin, me investimet gjysmake, e tregon shpërfillja për mësuesit, pedagogët dhe për kërkimin shkencor. Bëhen ndërtesa për t’u dhënë tendera klientëve të Rilindjes, por nuk ka laboratorë, palestra, banka dhe mjete mësimore bashkëkohore.
Për Partinë e Lirisë, Arsimi është prioritet i prioriteteve kombëtare dhe do të jetë prioriteti i parë sa herë të diskutohet Buxheti i Shtetit.
Nuk ka zhvillim pa Arsim! Gjithçka për të rinjtë! 📚🇦🇱


