Kujtime-viti 2016
-Hekurani-ish ministër i Brendshëm i Enverit.
Hillari-ish sekretare e Shtetit në Amerikë-
Për sherret. Batutat. Sharjet. Mallkimet. Kërcënimet. Debati mes Hillari Kliton dhe Tramp, është i denjë për sallën e parlamentit albanez…
Por ka edhe një thagmë të dytë. Shtypi amerikan është i shitur. Nuk ka më gazetarë të pavarur në Amerikë.
Bir o Mina! Nuku kam kurajo ta them unë. Do më quanin të rroitur, siç jam.
E thonë vetë amerikanët, për shtypin amerikan.
Gazetarët e “New York Times” çdo ditë mallkojnë Tramp.
Çdo natë hossna për Hillari Kliton!
Ka edhe më keq. Një gazetar i “New York Times” i gatojë pyetjet Hillarit.
Pa i lexuar, e zonja e punës, intervistën e kalli në gazetë.
Bëmat amerikane më kthyen prapa në kohë.
Viti 1983 më zuri në gazetën “Zëri i Popullit”.
Mbërthenim e zbërthemin direktivat e Enverit.
Një ditë më ftojë për kafe Sulë Bushati. Me Sulën ishin miq të vjetër.
Në atë kohë Sula ishte instruktor në Komitetin Qëndror të partisë.
Kishte shef Hekuran Isain, që mbante tre nishane.
1.Ministër i Brendshëm. 2.Anëtar i Byrosë Politike. 3.Sekretar i Komitetit Qëndror për ekonominë.
Nën avujt e kafesë më thotë:
-Duhet të bësh një faqe gazete për vlerat e barit të thatë.
Pasi ta qëndisësh, do të botohet me emrin e shokut Hekuran Isai në ”ZP”…
-Shoku Sul! Mos bën humor shkodran?! E shumta për barin e thatë, mund të thuash tre gjëra.
1. Bari i njomë pasi korret- thahet.
2. Barin e thatë e hanë lopët.
3. Bari i thatë po nuk u nakatos me misër, lopët bëjnë qumësht më shumë…
-Mitro xhani! Lëre humorin dhe futju punës.
O një faqe speciale për barin e thatë, ose hastalavista gazetarisë …
Bëj humor! Të lutem. Shtrydh talentin…
Po e bëre artikullin – më nderon mua. Po nuk të eci…shëndet.
Do gjej një tjetër gazetar?!
Pas një jave artikulli u botua. Sula më tha:
-Hakuran Isai u lavdërua nga shoku Ramiz Alia…
Artikulli do lexohet me laps në dorë…
…Deri dje mendoja se kisha bërë mëkat…
Sot mendoj se paskam pasur talent për tu bërë gazetar amerikan…