Kryeministri Edi Rama, prej dje ndodhet në qarkun Korçë. Dje ai ka ndalur dhe ka kryer një sërë takimesh në Ersekë, ndërsa sot është në Korçë.
Ai ka bërë një vizitë në shtëpinë piktorit të shquar Vangjush Mio dhe ka bërë shënimin: “Falë programit të ri të mbështetjes financiare me Bonusin e Rijetëzimit janë pesë shtëpi monumente kulture që po restaurohen, ndër të cilat edhe Shtëpia-Muze e piktorit të madh korçar Vangjush Mio”
Postimi i plotë i tij:
📍Korçë – Falë programit të ri të mbështetjes financiare me Bonusin e Rijetëzimit janë pesë shtëpi monumente kulture që po restaurohen, ndër të cilat edhe Shtëpia-Muze e piktorit të madh korçar Vangjush Mio që do të kthehet në një muze privat me standarde bashkëkohore dhe hapësira të bukura ekspozimi🏛️🎨🖌️🖼️
🏠Gjithashtu edhe “Shtëpia Kote”, një nga më të njohurat në Korçë, e cila daton në gjysmën e parë të shek.XIX, monument kulture i kategorisë I, falë bonusit të rijetëzimit do të rimarrë tërë shkëlqimin e humbur😍