Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur ngritjen në detyrë të gjyqtarëve të tjerë në trupën e saj.
Konkretisht gjyqtares Tereza Merkaj dhe gjyqtarit Florjan Kalasë. Kështu dy gjyqtarët do t’i bashkohen ekipit të GJKKO-së.
“Duke vijuar, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi për ngritjen në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të gjyqtares znj. Tereza Merkaj dhe gjyqtarit z. Florjan Kalaja”, njofton GJKKKO.
Tereza Merkaj aktualisht mban detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Tiranës, ndërsa Florjan Kalaja është gjyqtar i komanduar në Gjykatën e Apelit në Durrës.