Një aksident tragjik në Itali ju ka marrë jetën 4 shtetasve shqiptarë, nënës dhe 3 fëmijëve.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane makina me të cilën udhëtonte 22-vjeçarja shqiptare dhe bashkëshorti i saj është përplasur me një shtëpi të braktisur në rrugën Via Emilia midis Cade dhe Villa Gaida, dhe për pasojë ka humbur jetën e reja dhe 3 fëmijët që ndodheshin në mjet.
Mediat kanë zbardhur dhe emrat e viktimave që kanë humbur jetën nga aksidenti i tmerrshëm, të cilët janë Shane Hyseni dhe djalin e saj 2-vjeçar Mattias Hyseni, motrën dhe vëllain e saj, 8-vjeçaren Rejana Hyseni dhe 11-vjeçari Resat Hyseni.
Ata ishin rezident në Reggio Emilia.
Ndërkohë, shoferi i automjetit, bashkëshorti i Shane Hysenit, mbeti i plagosur rëndë dhe momentalisht ndodhet në terapi intensive.
Familja udhëtonte me një makinë tip “Fiat Stilo” dhe ishin nisur në drejtim të Sant’Ilario, kur shoferi humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplasur me një shtëpi.
Policia po heton shkaqet e aksidentit, por sipas të dhënave paraprake mësohet se makina ishte duke lëvizur me shpejtësi.