Nga Athina, shkruan Shpetim Zinxhiria.
Jeta e një të zhdukuri është në rrezik.
Altin Kontra, 50 vjeç, nuk ka dhënë asnjë shenjë jete që nga e hëna e 18 korrikut, kur u zhduk nga Myrina Lemnos.
50 vjeçari zhdukur është me gjatësi 1.70, flokë të zinj e të shkurtër dhe sy kafe.
Për zhdukjen e tij është aktivizuar “Missing Alert”.
Kushdo që ka ndonjë informacion, është i lutur të kontaktojë 24 orë në 24 orë në “Linjën Kombëtare për Personat e Humbur – 1017”, pranë “Tunelit”, në të gjitha Drejtoritë e Policisë në vend, por edhe përmes aplikacionit Missing Alert.

