Lajmin e bën me dije kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Ai ka përcjellë në rrjetet sociale një video të pritjes, nënshkrimit dhe betimit të familjes Rugova në ambientet e bashkisë.
Mesazhi i Veliaj:
Ceremonia e Betimit për marrjen e nënshtetësisë shqiptare e Familjes Rugova. 🇦🇱
Jam shumë i lumtur 😍 që, edhe bashkëshortja e Presidentit Ibrahim Rugova, zonja e nderuar Fana Rugova, së bashku me vajzën, Teuta dhe djalin tjetër, Mendimin, janë edhe zyrtarisht qytetarë shqiptarë dhe bashkëqytetarë të Tiranës.