Mësohet se është gjetur i pajetë një 70-vjeçar në lagjen “1 Maji” në Vlorë.
Bëhet me dije se i moshuari është gjetur pa shenja jetë në vendin e punës ku ruante një subjekt privat.
Paraprakisht mendohet se 70-vjeçari H. A., ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.