1 470 000 kilogramë.
Kjo është sasia e qumështit pluhur që ka hyrë në vendin tonë në më pak se një vit.
(1janar-30 shtator).
1 470 000 x 11 litra ujë =
16 170 000 litra qumësht?!
E kuptueshme që në listë përfshihen edhe nënproduktet e qumështit: gjalpë, kos, djathë e të tjerë.
Konkurenca e pandershme, duke përdorur si lëndë të parë këtë produkt është faktori kryesor i mungesës së prodhimit të qumështit bio dhe si pasojë edhe e falimentimit të fermerëve.
Pasojat negative janë të kuptueshme për çdo qytetar, jo thjesht në ekonomi, por mbi të gjitha mbi shëndetin, (përmbajtja e elementëve kimikë të qumështit pluhur).
Politikë e pashpirt që prek çdo konsumator pa përjashtim (fëmijë e të rritur), pa lënë mënjanë faktin që ky sektor i rëndësishëm i ekonomisë po shkon drejt greminës.
Denoncime të njëpasnjëshme nga specialistët më të mirë të kësaj fushe, që prej vitesh bien në vesh të shurdhër.
Bëjnë sikur nuk dëgjojnë, nuk shikojnë, nuk kuptojnë, duke harruar që të gjithë jemi të rrezikuar.
Në rrezik për shëndetin!
Nga Igli Cara/ Rrezik për shëndetin…1 470 000 kilogramë qumësht pluhur…
Leave a comment Leave a comment